Policia e Kosovës tashmë po zhvillon aksione për gjetjen dhe konfiskimin e pajisjeve për kriptovaluta, pasi për shkak të krizës energjetike, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e prodhimit të monedhave digjitale.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka treguar se pajisjet e konfiskuara po ruhen në depon e Doganës, në Merdarë.
“Kemi pasur rreth 500 pajisje të tilla të konfiskuara, realisht arsyeja pse i kemi konfiskuar është se të gjitha ato pajisje kanë qenë pa taksa doganore, janë futur ilegalisht në Kosovë”, ka deklaruar Stavileci.
Në mesin e këtyre pajisjeve ka edhe të tilla që nuk janë përdorur fare. Por, këto pajisje në Merdarë, me shumë gjasë i pret shitja.
“Në përgjithësi mallrat e konfiskuara i nënshtrohen shitjes së mëtejme, por presim edhe udhëzime edhe nga ana e Prokurorisë në pyetje me këto mallra”, ka deklaruar Stavileci për KlanKosova.
Prodhimi i kriptovalutave është ndaluar në Kosovë që nga fillimi i këtij viti, me një vendim të nxjerrë nga Ministria e Ekonomisë, i cili obligon organet e rendit që të sekuestrojnë kudo ku hasin pajisje për prodhimin e monedhave digjitale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.