Kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-Nisma, ka sqaruar se nëse hyn në Kuvend koalicioni Nisma-AKR-PD, atëherë ajo mbetet jashtë.
Ajo që konsiderohej si e vetmja që ka arritur të mbledhë vota nga kandidatët e PSD’së për t’u bërë deputete, tash ka gjasa të vogla të hyjë në Kuvend, me vendimin e PZAP’së për të anuluar votat e Serbisë.
Nga ky vendim ka përfituar Nisma, e cila i bie që ta kalojë pragun, e Kuci thotë se pavarësisht që ajo humb shansin për t’u bërë deputete nuk do të përkrahë numërimin e votave nga Serbia.
“Nese hyn NISMA në Kuvend, unë s’do të bëhem deputete. Por asnjëherë, as për këtë çmim, nuk do t’i mbështes votat e Vuçiqit veç për t’u bërë vetë deputete”, ka shkruar kandidatja për deputete, transmeton Gazeta Express.
Ajo thotë se për të janë të papranueshme votat nga Serbia dhe shton se kjo e dallon nga Vetëvendosje, e cila kërkon që të anulohet vendimi i PZAP’së.
“Kjo na dallon nga VV-ja, e cila për pak më shumë pushtet i pranon edhe votat e Serbisë – që i kundërshtonte zëshëm dikur”, ka shkruar Kuci.
“Votat e Serbisë në Kosovë nuk duhet të pranohen. Ky është qëndrim parimor pavarësisht çmimeve partiake”, thuhet më tej.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.