Rruga Klinë-Gjakovë, konkretisht nga fshati Kramovik deri në Gjakovë ka shembje të rrugës në katër vende dhe po bëhet apel që shoferët të kenë kujdes në vozitje, sepse mund të jetë fatale.
Në grupin ‘Marakli t’kerreve’ në Facebook, një anëtar ka bërë apel tek shoferët që të kenë kujdes derisa kalojnë në rrugën Klinë-Gjakovë, konkretisht nga fshati Kramovik deri në Gjakovë.
Sipas tij rruga në këtë pjesë është shembur në 4 vende dhe për ata që nuk e njohin terrenin mund të shkaktojnë aksidente fatale. Ai tregon se mbrëmë një veturë me tabela të rajonit të Prishtinës, ishte duke shkaktuar një aksident në drejtim të tij, pasi që nuk e kishte njohur terrenin.
Komentues të shumtë kanë thënë se kjo rrugë që kalon nga Kramoviku, është vdekjeprurëse në rast se dikush që kalon andej nuk e njeh terrenin, shkruan Metro.
Ndryshe kjo rrugë është njëra ndër rrugët me qarkullimin më të madh dhe në të shkaktohen shumë aksidente. Në periudhën janar-tetor të këtij vitit, në aksidente trafiku në Kosovë kanë humbur jetën 92 persona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.