Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është afër të gjejë njerëzit e saj që do ta përfaqësojnë në Qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti. Burime të Reporterit bëjnë me dije se Blerim Kuqi, Besnik Tahiri, Meliza Haradinaj dhe Selim Selimi janë kandidatët favorit për pozita të lartë qeveritare.
“Blerimi është menduar për zëvendëskryeministër të parë të Qeverisë, ndërkaq Besnik Tahiri, Selimi Selimi dhe Meliza Haradinaj për ministra”, ka thënë një zyrtar i lartë i AAK-së për Reporterin. Nga AAK presin t’i kenë 4 ministri.
Me gjasë edhe kjo qeveri nuk do të ketë më shumë se 15 ministri. Pro këtij numri doli edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ndërkohë, edhe në LDK ka gjasa të mos ketë ndryshime të mëdha. Ministrat aktual, Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Besian Mustafa, Vlora Dumoshi ka gjasa t’i mbajnë këto pozita.
Edhe kreu i LDK-së sot në konferencë për shtyp vlerësoi ekipin qeveritar të LDK-së por tha se për çdo ndryshim të nevojshëm, do të diskutohet në parti bashkë me mandatarin.
Në koalicion pritet të jetë edhe Nisma dhe minoritetet. Por nga ta ende nuk ka ndonjë propozim ministrash.
Gjasat janë që të shtunën të mbahet seanca për votimin e Qeverisë. Në Vetëvendosje kanë paralajmëruar rezistencë dhe nuk dihet nëse kjo do të jetë edhe fizike apo vetëm ligjore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.