×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur është puna për qebapa kosovarët nuk i ndal as koronavirusi, prezente edhe policia

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 14:22

    Pandemia që ka përfshirë botën, e së fundmi edhe Kosovën, duke lënë 16 të infektuar me virusin tashmë të njohur si COVID 19, ka bërë që qytetarët të lënë rutinën e tyre të përditshme, dhe të vetizolohen brenda shtëpive të tyre.


    Mirëpo, definicioni i karantinës për disa qytetarë me sa duket është pak më ndryshe. Ata nuk po mund të mbajnë assesi distancën prej 1 metër nga njëri tjetri, shkruan Reporteri.net.

    Pamje të kosovarëve të tubuar i shohim kudo nëpër kryeqytet. Një grup i tillë janë parë duke pritur në rend për qebapa në një nga qebaptoret e qytetit. Disa prej tyre shihen të pajisur edhe me dorëza e maska, por prapë nuk ruajnë distancën.

    Ndryshe në një foto të publikuar në rrjetet sociale aty shihet edhe një veturë e policisë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!