×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur Kurti deklaronte: Unë nuk ankohem te ndërkombëtarët për politikanët kosovarë, harrojeni

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 14:09

    Komunikimi me letra është një nga metodat që kryeministri Albin Kurti ka treguar se e aplikon shpesh. Vetëm gjatë kësaj jave, ai u ka adresuar dy të tilla partnerëve ndërkombëtarë.


    Letrën e parë, Kurti e ka nisur në drejtim të Zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence. U raportua fillimisht se në këtë letër, Kurti i ishte ankuar Pence për emisarin special të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, mirëpo një ditë më pas Kurti e demantoi këtë dhe tha letra e tij nuk ka të bëjë fare me emisarin Grenell, por me presidentin Thaçi.

    Në këtë letër Kurti  tha se ka shprehur shqetësimin e tij mbi planet e presidentit Thaçi për shkëmbim territorial dhe eufemizën për ndarje të Kosovës, për të cilat nuk e ka informuar si duhet ambasadorin Grenell, shkruan Reporteri.

    “Një pjesë e letrës i referohet situatës me Pandeminë Covid 19 gjithashtu kam shprehur qëndrimet tona mbi dialogun me Serbinë dhe nuk i jam ankuar askujt për ambasadorin Grenell. Për shkak se ka shumë keq-informime për mua dhe qeverinë më asht dashtë të sqaroj pozicionin tonë. Nuk kanë problem vetëm me qëndrimet e mija, kanë problem me qenien time politike. Unë s’kam inat me askënd nuk e urrej askënd, e dua vendin tim”, u shpreh Kurti para gazetarëve kur u pyet për këtë letër.

    Një letër të tillë lidhur me zhvillimet e fundit në vend, Kurti e nisi edhe në drejtim të Parlamentit Evropian. Përmbajtja e kësaj letre siç u raportua në media, po ashtu kishte të bënte me Thaçin. Në letër, siç u raportua, Kurti iu thotë evropianëve që ishte Presidenti Hashim Thaçi  ai i cili nuk përmbushi detyrat e tij kushtetuese.

    Mirëpo, vetëm disa muaj më parë, Kurti kishte thënë se ai nuk ankohet te ndërkombëtarët për ndonjë politikan kosovar dhe se raportimet për këtë janë gënjeshtra.

    “Sa për atë që unë ankohem për naj politikan të Kosovës te ndërkombëtarët, harrojeni. Ajo është gënjeshtër. Kushto që ju ka thënë, ju ka rrejtë”-  këto fjalë ai i kishte  thënë më 11 mars, gjatë një seance të Kuvendit derisa kishte pasur një përplasje me Daut Haradinajn e AAK-së.

    Konkretisht, Haradinaj e kishte akuzuar Kurtin se kishte folur te i Dërguari i Posaçëm i Amerikës për Ballkanin Perëndimor,  Mathew Palmer për Ramush Haradinajn. /Reporteri.net

    Shikoni videon:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!