×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur zyrtari i njohur i VV-së kërkonte dëmshpërblim, e jo bamirësi nga Serbia

    Reporteri
    18 Prill 2020 | 21:41

    Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, më 21 dhjetor të vitit të kaluar kërkonte drejtësi dhe dëmshpërblime të luftës ndaj Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuciq.


    Boiken Abazi kishte publikuar një fotografi të një pankarte ku shkruhej “Justice & reparations, not charityëashing for Vucic”, që do të thotë “Drejtësi dhe dëmshpërblime lufte, jo llustër bamirësie për Vuciqin”.

    Abazi me anë të këtij postimi protestonte në kohën kur Vuciq vizitonte kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, në Tiranë për të biseduar rreth idesë së mini-shengenit.

    Kujtojmë se kryeminsitri në detyrë i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, pranoi 1000 teste për Covid-19 nga Serbia në vlerë prej 35 mijë eurove.

    Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për 1000 mijë testet e dërguara nga Serbia për Kosovën në shenjë solidariteti kundër koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

    Në lajmin e publikuar nga Reuters citohet një zyrtar serb i cili ka pasur qasje me dorëzimi e testeve ka thënë agjencisë ndërkombëtare të lajmeve në kushte anonimiteti se “Beogradi ka shpërndarë testet pa asnjë kusht politik por vetëm me dëshirën për të ndihmuar në tejkalimin e këtij virusi”.

    Lajmin e njëjtë më pastaj e ka publikuar edhe gazeta prestigjioze amerikane Neë York Times dhe media të tjera botërore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!