Shqipëria është goditur sot nga një tërmet i fuqishëm, i cili ka lënë të vdekur dhjetëra persona, qindra të lënduar dhe dëme materiale në disa qytete të vendit.
Në Shqipëri, Kosovë e në të gjitha vendet ku ka shqiptarë po vazhdon solidarizimi me të prekurit nga tërmetet në Shqipëri.
Aktualisht është hapur edhe një fondancion online ku po mblidhen fonde për të dëmtuarit nga lëkundjet e fuqishme që goditën Durrësin.
Deri më tani, janë mbledhur 34 mijë e 476 dollarë, e që në euro do të thotë se janë mbledhur afër 31 mijë.
Bilanci i viktimave aktualisht raportohet se është 16 persona.
Ju mund të kontribuoni duke klikuar këtu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.