Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për takimin e sotëm të presidentit Thaçi me krerët e partive politike në vend, takim ky pas së cilit Thaçi tha se mandatin do t’ia japë partisë që e ka shumicën për ta formuar Qeverinë e re.
Kurti ka thënë se çdo veprim i Thaçit në këtë drejtim do të përfundojë në Kushtetuese, ngase paraqet tejkalim të kompetencave të tij si president, shkruan Reporteri.
Kurti ka akuzuar edhe ish-parterin e tij qeverisës LDK-në duke thënë se kjo parti braktisi çdo premtim të dhënë qytetarëve.
“Formalizmi i deklarimeve të sotme do të përfundojë në Kushtetuese. Është e qartë që këtë mundësi presidentit ilegalisht ia dhanë krerët e LDK-së që braktisën çdo fjalë të thënë e të dhënë qytetarëve. Kështu në mes të pandemisë u organizuan dhe kompletuan kundër sigurisë së shëndetit publik e qeverisë legjitime”, u shpreh ai. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.