Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë Ambasadorit italian në Kosovë, Nicola Orlando, se qeveria e tij kërkon një dialog që të mbështetet mbi baza të pjekura dhe jo të ngutura.
Në takimin e zhvilluar gjatë ditës së sotme, Orlando uroi që gatishmëria e Kurtit të mund të realizojë një hap të rëndësishëm për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
E Kryeministri, nga ana e tij, siç njofton Zyra për Informim e Kryeministrisë, nënvizoi shqetësimin e çdo vendimi të gatshëm e që nuk përfshinë pjesëmarrjen dhe që e mënjanon përfaqësimin.
“Ne kërkojmë një dialog që të mbështetet mbi baza të pjekura dhe jo të ngutura”, citohet të ketë thënë Kurti.
Në përfundim të takimit, Kurti falënderoi Italinë për rolin e luajtur në KFOR dhe ritheksoi vendosmërinë e tij për të vepruar në dakordësi në kontakt me Misionin e KFOR-it dhe Komandantin e saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.