Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dje u takuan virtualisht me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilët i ka njoftuar në lidhje me qëndrimet e këtij subjekti politik në çështjen e menaxhimit të ekonomisë dhe shëndetësisë në kohë pandemie.
Sipas VV-së, në këtë takim është folur edhe për problemet që sipas Lëvizjes përcjellin pakon e rimëkëmbjes ekonomike të përgatitur nga Qeveria jolegjitime, të cilët edhe po e pamundësojnë kalimin e saj në kuvend.
“Sidomos u veçuan parregullsitë e shumta që e shoqërojnë trajtimin që i bën qeveria jo legjitime trustit pensional të vendit, si dhe të hyrave të grumbulluara nga procesi i privatizimit. Në takim u shkëmbyen informata mbi zhvillimet e deritanishme me menaxhimin e pandemisë në Kosovë, si dhe implikimet e saj si për ekonominë e vendit ashtu edhe për shëndetin e financave publike në Kosovë”, thuhet në njoftim.
https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10157170909297000
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.