×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Kurti: Asgjë nuk i shërben paqës më shumë se anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO

    Reporteri
    07 Korrik 2024 | 17:03

    Kryeministri Albin Kurti, ka marrë pjesë virtualisht në Internacionalen Socialiste, ku përmes një video-adresimi ka thënë se asgjë nuk i shërben paqes dhe sigurisë së rajonit dhe Evropës sa anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën Veri-Atlantike.

    Ai tha se sa më shumë që integrohen qytetarët e komunitetit serb në Republikën e Kosovës, aq më të vështirë e ka Serbia që ta arrijë te vizioni i saj për zgjerim territorial.

    Kurti ka thënë se vitin e kaluar Serbia synoi ta aneksojë pjesën veriore të territorit të shtetit tonë, me sulmin terrorist në Banjska si dhe me kidnapimin e tre policëve.

    “Vetëm vitin e kaluar Serbia i kidnapoi tre policë prej brenda kufijve tanë dhe më 24 shtator bëri sulm terrorist që vrau një polic, me qëllimin përfundimtar që ta aneksojë pjesën veriore të territorit tonë”.

    “Jemi të përkushtuar fort në vlerat dhe idetë që i përshkojnë këto organizata dhe nuk ka asgjë që do t’i kontribuonte më shumë paqes, stabilitetit, sigurisë dhe demokracisë në Ballkan Perëndimor dhe Evropë sesa anëtarësimi i Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!