×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Astrit Dehari është më shumë se njeri, është simbol i luftës tonë për drejtësi

    Reporteri
    05 Nëntor 2019 | 13:13

    Ka filluar marshi në kujtim të Astrit Deharit, në tre vjetorin e vdekjes së tij.


    Me mbishkrimet “Pa drejtësi nuk ka qetësi”, qindra qytetarë po marshojnë në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, duke kërkuar drejtësi për Astrit Deharin. Këtij marshi i priu kreu i VV-së, Albin Kurti, i cili para marshuesve tha se Astrit Dehari është simbol i betejës sonë si shoqëri për drejtësi, shkruan Reporteri.net.

    “Tri vjet pa Astritin janë shumë, tepër shumë për secilin prej nesh. Jemi tronditur të gjithë atë ditë kur e arrestuan Astritin më 29 gusht 2016, kur e akuzonin pa aktakuzë, kur e mbanin në burg pa e marrë në pyetje. Astriti është emri i tragjedisë për studentin e mjekësisë dhe aktivistin e VV-së, por Astriti është emri i padrejtësisë për qytetarin e Kosovës”, ka thënë Kurti  ndër të tjera.

    Ndër të tjera ai është shprehur, se mbi Astritin është kryer krim prej ditës kur u arrestua e deri kur humbi jetën. Ai ka thënë se do të kërkojnë hetim derisa drejtësia të vie në vend.

    “Tri vjet pa drejtësinë për Astritin janë tepër shumë. Për nënën Xhemile nga Presheva dhe babain Avniun nga Kumanova, guruan Artën, për motrën Albana, për të gjithë juve kemi nevojë për drejtësi. Astriti sot është më shumë se njeri, student e qytetar, është simbol i betejës sonë së pareshtur për drejtësi dhe sigurisht që këtë betejë do ta fitojmë”, ka thënë në fund Kurti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!