Kryeministri në largim, Albin Kurti ka thënë se i mandatuari i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti është i dobët.
Kurti këtë e ka thënë bazuar në votat që Hoti ka marrë në zgjedhjet e 6 tetorit.
Ai ka thënë se presidenti Thaçi po e dëshiron në krye të qeverisë së re një kryeministër të dobët, shkruan Reporteri.
“Gjatë qeverisjes sonë ka qenë destruktiv. As ndër 10 njerëzit më të votuar më 6 tetor nuk është. Bëhet fjalë për dëshirën e presidentit që të ketë një kryeministër të dobët. Atij i nevojitet një kryeministër që do të jetë më pak fuqi. Me mua se bën dot këtë, prandaj u zbraps”, është shprehur Kurti.
Ai ka folur edhe për kryeparlamentaren Vjosa Osmani, duke thënë se ajo kishte shtatë herë më shumë vota sesa Hoti.
“Ish zëvendëskryeministri në vitin 2017 kishte katër herë e gjysmë më shumë vota se në vitin 2019, atëherë kur e nxori subjektin e vet të tretin. Rivalja ime në fushatë Vjosa Osmani kishte gati shtatëfishtin e votave sesa Hoti dhe tash përmes presidentit të përpiqet të katapultohet, kjo është e paimagjinueshme në një demokraci paralamentare. Këta janë njerëz të rrezikshëm të cilët moti e kanë braktisur popullin, e edhe populli i ka braktisur ata”, u shpreh Hoti. /Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.