×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti barazohet me Haradinajn, që tre muaj pa numra

    Reporteri
    14 Janar 2020 | 12:14

    Me 61 vota për dhe 1 abstenim është votuar Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Ky ishte lajmi që u dha me 9 Shtator të vitit 2017, tre muaj pasi ishin mbajtur zgjedhjet nacionale, 11 Qershor.


    Mungesa e numrave për ta formuar qeverinë, negociatat e zgjatura me AKR-në, kishin bërë që tre muaj të vonohej qeveria e re në krye me Haradinajn. Ai vinte si kryeministër nga një koalicion parazgjehdor i madh, PDK-AAK-NISMA me 33.74 për qind e përkthyer në 39 deputetë.

    Tre muajshin tashmë e ka shkelur edhe fituesi i zgjedhjeve të fundit, atyre të 6 tetorit 2019, Albin Kurti, shkruan Reporteri.

    Ai nuk po e sheh si të ngutshme krijimin e qeverisë së re. Ndonëse po i kërkohet t’ia fillojë krijimit të qeverisë, ai thotë se është e rëndësishme një marrëveshje e mirë me LDK-në se sa ngutia për ta bërë qeverinë.

    Por, raportet me LDK-në janë përkeqësuar pasi ata nuk po bijnë dakord për pozita institucionale tash e tre muaj. Aq më tepër tash kur VV-ja ndonëse ia kishte premtuar Kryetarin e Kuvendit, LDK-së, e ndau për vete. VV ka 29 deputetë e LDK 28.

    Prej javës së kaluar, kur u mbajten 3 takime radhazi, krerët e dy partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa nuk janë takuar më dhe as nuk kanë planifkuar një gjë të tillë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!