Kryeministri Albin Kurti sot në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes përveç për sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ka folur edhe për kënaqshmërinë e qytetarëve për punën e tij si kryeministër dhe për një mandat të ri qeverisës.
Kryeministri Kurti tha se sipas UNDP-së mbi 51 e qytetarëve janë të kënaqur me punën e tij si kryeministër, shkruan Reporteri.net.
“Matjet më të hershme të UNDP-së dhe barometrit publik të ballkanit, besimi në qeverinë është mbi 55% dhe është më i larti në Ballkan. Me këtë besim ecim përpara të gjithë, pra bashkë drejt mandatit të ri kur ti vjen koha”
“Sot kur po flasim mbështetja popullore për qeverinë është me e madhe se ditën qe u zgjodhëm në Kuvend me 67 vota me datë 22 mars të vitit 2021”, tha Kurti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.