×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti bisedë telefonike me Moore, shpreh shqetësimin për veprimet e Thaçit

    Reporteri
    27 Prill 2020 | 22:12

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Richard Moore ka diskutuar për situatën politike në Kosovë, pandeminë COVID-19 dhe hapat e ndërmarra nga presidenti Hashim Thaçi pas mocionit të mosbesimit.


    Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se formimi i qeverisë së re duhet të jetë transparent dhe në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit, të cilat kanë nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje parti të parë.

    “Unë shpreha shqetësimet e mia lidhur me kushtetutshmërinë e hapave të ndërmarrë nga presidenti pas mocionit të mosbesimit. Procesi duhet të jetë transparent dhe në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe nuk duhet të harrojmë se jemi demokraci ku transferimi i pushtetit është i ligjshëm vetëm nëse është legal dhe kushtetues”, ka thënë Kurti.

    Ai ka falënderuar zyrtarin britanik për kontributin e paçmuar të Britanisë së Madhe për Kosovën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!