×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti bisedon me ambasadorin Kosnett për Gjykatën Speciale

    Reporteri
    23 Nëntor 2020 | 20:20

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë virtuale me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.


    Vetëvendosje përmes një komunikate njofton se gjatë këtij takimi ata diskutuan rreth shumë temave, me fokus në situatën aktuale politike në Kosovë dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona, si dhe gjendjen e rëndë me pandeminë dhe Gjykatën Speciale, shkruan Reporteri.net.

    VV thotë se të dyja palët u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin.

    Njoftimi i plotë:

    Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, së bashku me nënkryetarin, z. Besnik Bislimi, sot zhvilluan një bashkëbisedim virtual me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Philip Kosnett, dhe dy këshilltaret e tij, znj. Amy Carnie dhe znj. Mia Ter Haar.

    Gjatë këtij takimi diskutuam rreth shumë temave, me fokus në situatën aktuale politike në Kosovë dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona, si dhe gjendjen e rëndë me pandeminë dhe Gjykatën Speciale.

    Të dyja palët u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!