Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me anëtarin e Kryesisë Xhelal Sveçla priti në takim kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) Mahir Yağcılar që njëherazi është edhe ministër në detyrë i Administratës Publike.
VV thotë se nga Yagxhilar pranuam urimet për fitoren e Lëvizjes në zgjedhjet e fundit dhe bashkëbiseduam për proceset nëpër të cilat po kalon vendi me theks të veçantë për reformat e brendshme që duhen bërë në administratën publike.
“Kryetari Kurti e njoftoi Yagxhilarme prioritetet e qeverisë së re, për bashkëpunim dhe shtetndërtim demokratik që siguron si punësimin e drejtësinë ashtu edhe mirëqenien e integrimin për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Me Yagxhilarin folëm edhe për rolin e komunitetit turk në Kosovë dhe përfaqësimin e këtij komuniteti. Kryetari Kurti theksoi se zhvillimi ekonomik që krijon vende pune është çelës për përparimin si të individëve ashtu edhe të komuniteteve që jetojnë në Republikën tonë. Në fund të këtij takimi, shprehëm gatishmërinë për ta vazhduar komunikimin dhe bashkëpunimin në të ardhmen”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.