×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti del për të bërë treg, blenë prodhime vendore

    Reporteri
    10 Maj 2020 | 12:02

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka dalë për të bërë treg në një nga marketet.


    Ai ka blerë perime e pemë, bukë e djath, qumësht e vezë, lëngje vishnje e rrepe, të gjitha prodhime vendore.

    Kurti përmes një postimi në Instagram thotë se ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet.

    Postimi i Kurtit në Instagram:

    Ne 5-shat, sipas shifrës së parafundit të numrit personal, e kemi orarin e paraditës prej orës 9:00 deri në 10:30. Bleva perime e pemë, bukë e djath, qumësht e vezë, lëngje vishnje e rrepe. Ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet.

    I falënderoj të gjithë këta punëtorë të shitoreve për respektin dhe shërbimin ndaj neve konsumatorëve, për kujdesin dhe pastërtinë në lokalet e tyre.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!