×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Do të punojmë së bashku me personat me aftësi të kufizuara, do përkrahim edhe ata që i mbështesin

    Reporteri
    03 Dhjetor 2021 | 17:43

    Qeveria e Kosovës ka shpallur vitin 2022 si vit i personave me aftësi të kufizuara, me qëllim që edhe kjo kategori të ketë hapësirë të barabartë në shoqëri.

    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një postim në Twitter ka thënë se Qeveria që ai udhëheq është e përkushtuar që të punojë së bashku me personat me aftësi të kufizuar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ai ka shtuar se po ashtu do të përkrahin edhe organizatat që i mbështesin ata.

    “Në # IDPD21, Qeveria e Republikës së Kosovës ka caktuar vitin 2022 – vit i personave me aftësi të kufizuar. Ne mbetemi të përkushtuar të punojmë së bashku me personat me aftësi të kufizuar dhe organizatat që i mbështesin ata, për një shoqëri gjithëpërfshirëse me mundësi për të gjithë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

    Shpallja e vitit 2022 nga Qeveria është bërë e ditur sot përmes një konference për medie të organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë – Zyra e Kryeministrit shpalljen e vitit 2022 – vit i personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës.

    Emilia Rexhepi, zëvendëskryeministres për çështje të pakicave dhe të drejtave të njeriut tha se shpallja e vitit 2022 si vit i personave me aftësi të kufizuara është bërë me qëllim që të gjithë qytetarët e Kosovës të ndihen dhe të trajtohen të barabartë.

    Ajo tha se ka kërkuar nga niveli qendror dhe lokal që të ofrojnë mundësi punësimi për të gjithë personat me aftësi të kufizuara.

    Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kudër të Zyrës së Kryeministrit, Habit Hajredini tha se synojnë që me aktivitet kalendarike të punohen në çdo sferë me qëllim të tejkalimi të çdo pengese. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!