Qeveria Kurti 2, dy ditë pas caktimit të ministrave në dikasteret qeveritare, ka filluar edhe me emërimin e zv/ministrave nëpër këto dikastere.
Hysen Durmishi nga VV-ja është caktuar zv/ministër në ministrinë e Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dikaster që udhëhiqet nga Liburn Aliu.
Ndërkaq, Enver Dugolli, është emëruar dje zv.ministër në ministrinë e Mbrojtjes.
Emërimet e zëvendësministrave kanë vazhduar edhe sot.
Në ministrinë e Drejtësisë, e cila udhëhiqet nga Albulena Haxhiu, Blerim Sallahu është emëruar zëvendës i ministres Haxhiu.
Sallahu ka qenë këshilltar ligjor i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në legjislaturën e kaluar të Kuvendit.
Ndryshe, Blerim Sallahu njihet edhe si inicuesi ligjor, që a rrëzoi qeverinë Hoti.
Ai kishte dërguar lëndën në Gjykatën Kushtetuese, rreth votës së ish-deputetit Ethem Arifi, gjë që shkaktoi edhe rënien e qeverisë së kaluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.