×
  • Lajme
  • Lajme / Projekti

    Kurti e Muhaxheri vënë gurthemelin për banimin e përballueshëm dhe social në Pejë, do të ndërtohen 135 banesa

    Reporteri
    28 Maj 2025 | 17:18

    Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë vënë sot gurthemelin për projektin e banimit të përballueshëm dhe social në Pejë.

    Muhaxheri ka thënë se me këtë projekt do të ndërtohen 135 njësi banimi, me vlerë mbi 10 milionë euro, shkruan Reporteri.net.

    Ky projekt është një bashkë-investim mes Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunës së Pejës – ku Komuna ka siguruar lokacionin dhe infrastrukturën përcjellëse, ndërsa MMPHI mbulon investimin kapital.

    “Me këtë projekt do të ndërtohen 135 njësi banimi, me vlerë mbi 10 milionë euro, duke krijuar mundësi të reja për çiftet e reja dhe familjet në nevojë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të banimit në Pejë”, ka shkruar Muhaxheri./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!