Lideri i LVV-së dhe ai i LDK-së do të takohen sot në orën 15:00 për të diskutuar rreth bashkëqeverisjes. Në kuadër të kësaj krerët e këtyre subjekteve do ta bëjnë vlerësimin e punës së arritur mes grupeve punuese lidhur me harmonizimin e programit qeverisës. Vlerësohet se në takimin e sotëm do të flitet rreth pikave më të “nxehta”, që planifikohen të jenë pjesë e marrëveshjes përfundimtare.
Dy javë pasi kanë përfunduar takimet mes grupeve punuese të LVV-së dhe të LDK-së është caktuar të mbahet takimi i radhës mes krerëve të këtyre partive, liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit dhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafës. Në këtë takim, siç kanë njoftuar zyrtarët e dy subjekteve, pritet të diskutohet rreth të arriturave të deritanishme të dy grupeve punuese, që kanë negociuar harmonizimin e programit.
Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka thënë se nuk duhet të humbet kohë, por duhet të bisedohet rreth të gjitha temave, duke përfshirë këtu edhe postet ministrore dhe atë të kryeparlamentarit. Por nga LDK-ja i kanë thënë gazetës se për pozita do të flitet vetëm pas certifikimit të rezultateve, shkruan tutje “Zëri”.
Sidoqoftë, zyrtarët e LDK-së kanë thënë se para se të arrihet marrëveshja finale mes dy subjekteve duhet të ketë dakordim edhe rreth postit të presidentit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.