×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e përsërit: Do të vendoset reciprociteti, SHBA nuk na do si servilë

    Reporteri
    11 Mars 2020 | 17:06

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është mirënjohës për jetë ndaj SHBA-ve, si në kohën e luftës e si në ndërtimin e shtetit.


    Por, Kurti ndonëse thotë se i kanë borxh amerikanëve, ai thotë se ndaj tyre duhet të kenë sjellje me dinjitet, shkruan Reporteri.net.

    E në pikën më kryesore të seancës që është taksa, Kurti ka thënë se ajo do të hiqet, por ka shtuar se reciprociteti do të vendoset.

    “Tarifa do të hiqet por reciprociteti nuk guxon të braktiset, neve dinjiteti, integriteti na buron nga brenda qenies tonë. Ne jemi falenderues e mirënjohës për jetë ndaj SHBA në luftë e në paqe, për drejtësi e zhvillim e demokratizim, për mbrojtje  e siguri dhe me shumë mundësi edhe jetën ua kemi borgj secili prej nesh por duhet ta kuptoni një gjë, dinjitieti të vjen nga brenda jo nga jashte, nuk vjen dinjiteti prej jashtë, të vjen prej brenda, për shkak se je, duhet të jetosh me dinjitet, për shkak se je, duhet të kesh integritet. Dhe në këtë kuptim SHBA nuk na duan neve servilë, është gabim të mendojë dikush se nëse ne jemi servilë atëherë na dojnë më shumë, ne kemi nevojë ta duam popullin e ta duam e ta respektojmë njëri tjetrin, por nuk ka respekt të tjetrit nëse nuk kemi vetërespekt”, ka thënë Kurti.

    Sidoqoftë, zyrtarët e lartë të shtetit amerikan, përveç heqjes së taksës, po kërkojnë edhe mosvendosjen e reciprocitetit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!