×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e uron Osmanin pasi u bë presidente

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 19:57

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka uruar postin presidentes së sapozgjedhur, Vjosa Osmanit, derisa ka falënderuar edhe deputetët që e votuan atë.


    Kurti, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, ka thënë se Qeveria Kurti tashmë ka themeluar të gjitha institucionet, teksa ka paralajmëruar për një “epokë të re”..

    “Falënderoj të gjithë deputet që votuan për zgjedhjen e presidentes së re. Ne tashmë kemi themeluar institucionet dhe jemi future në një epokë të re qëndrueshmërie dhe prosperiteti të popullit të Kosovës”, shkruan i pari i ekzekutivit në postimin e tij.

    “Urime Vjosa Osmanit postin e presidentit”, thuhet tutje.

    Vjosa Osmani, në raundin e tretë të votimit në seancën për zgjedhjen e presidentit, ka arritur të zgjedhet presidente me 71 vota për. Kundërkandidati i saj, Nasuf Bejta, nuk mori asnjë votë për postin e të parit të vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!