×
  • Lajme
  • Lajme / 249-vjetori i Pavarësisë

    Kurti e uron Trumpin me postim në Facebook për 4 Korrikun: Qoftë e përhershme aleanca e dy shteteve tona

    Reporteri
    04 Korrik 2025 | 13:44

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, e ka uruar Presidentin Donald Trump dhe popullin amerikan për 249 vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Kurti ka thënë se Kosova është mirënjohëse për miqësinë dhe krenare për bashkëpunimin e partneritetin mes dy vendeve, shkruan Reporteri.net.

    “Zhvillimi i kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbështetja për Ukrainën kundër agresionit rus dhe strehimi i refugjatëve afganë dhe qytetetarëve të vendeve të tjera në territorin e Kosovës, janë vetëm disa nga fushat në të cilat bashkërendimi i prioriteteve tona ka shënuar, dhe vazhdon të shënojë, progres të jashtëzakonshëm, si anjëherë më pare”, ka shkruar Kurti.

    Ai ka uruar që aleanca e dy shteteve dhe miqësia mes dy popujve të jenë të përhrshme.

    “Në emër të Republikës së Kosovës, gëzuar ditëlindjen e 249-të ShBA-ve dhe të gjithë amerikanëve! Qoftë e përhershme aleanca e dy shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve”, ka shkruar Kurti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!