Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar masakrën e familjes Berisha në Suharekë ku forcat serbe vranë dhe masakruan 50 anëtarë të kësaj familje, në mesin e tyre 11 fëmijë.
Kryeministri Kurti se forcat serbe pasi vranë anëtarët e familjes Berisha rrëmbyen dhe zhdukën kufomat për të zhdukur të vërtetën, por thotë se e vërteta kriminale e shtetit ë Serbisë nuk mund të zhduket e as të harrohet, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij i plotë:
Para 24 vitesh, forcat serbe vranë dhe masakruan 50 anëtarë të familjes Berisha në Suharekë. Mes tyre edhe 11 fëmijë. Pas vrasjeve, rrëmbyen edhe kufomat. Zhdukën kufomat, në përpjekje të zhdukjes të së vërtetës.
Por kjo e vërtetë kriminale e shtetit të Serbisë, nuk mund të zhduket e as harrohet. Kjo është e kaluara jonë e cila nuk kalon.
U përkulemi për forcën e pashembullt të mbijetuarve të vetëm të kësaj masakre, zonjës Shyhrete, zonjës Vjollca dhe Gramozit.
Përkulemi me nderim të përjetshëm para të gjithë atyre që u flijuan.
I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.