×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e Vitia sot në konferencë, vendoset për rihapjen e kufijve, çerdheve e kafiterive

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 15:26

    Qeveria në detyrë sot do të mbajë mbledhjen e radhës.


    “Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri në detyrë Albin Kurti bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim.

    Në këtë konferencë Kurti dhe Vitia pritet të flasin për vendimet e reja që kanë marrë si dhe për shfuqizimin e disa kufizimeve që janë ende në zbatim.

    Konferenca do të mbahet tek Ndërtesa e Qeverisë në ora 18:00.

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar propozim vendimin ku parashihet  hapja e çerdheve, e kufijve, aeroporteve, ahengjeve, banjave, panaireve, pishinave dhe klubeve të natës.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!