×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti emëron edhe një zëvendësministre

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 14:21

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Alma Dushi Kabashi, zëvendësministre në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës.


    Në njoftimin e qeverisë thuhet se Dushi-Kabashi është me profesion ekonomiste.

    “Zonja Dushi Kabashi është ekonomiste e diplomuar dhe përvoja e saj 20 vjeçare në kontabilitet, shqyrtim të performancave financiare, procedura të prokurimit e çështje tatimore, në kombinim me rolin menaxhues në numër të madh projektesh për shumë institucione e organizata ndërkombëtare, sjell vlerë profesionale të shtuar dhe kompetencë në ministri dhe përgjithësisht në kabinetin qeveritar”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!