×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Është koha e mbështetjes maksimale për qeverisjen tonë dhe për ç’kapje përfundimtare nga pushtetet klanore të mëparshme

    Reporteri
    13 Qershor 2022 | 15:34

    Ditën e djeshme u shënua 17-vjetori i themelimit të VV-së, ku pjesë e tubimit të këtij subjekti politik ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

    Para aktivistëve të kësaj partie, Kurti ka thënë se është koha e “mbështetjes maksimale për qeverisjen tonë dhe për ç’kapje përfundimtare nga pushtetet klanore të mëparshme”.

    Në faqen zyrtare të VV-së, janë publikuar disa fotografi gjatë këtij tubimi, derisa janë përshkruar me një citat të Kurtit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Ne të Lëvizjes jemi vazhdimësi, as nisje e as mbarim, prandaj ne edhe guxojmë në beteja por nuk guxojmë ta ndalim betejën. Është një kohë për gjithçka, tash është koha e mbështetjes maksimale për qeverisjen tonë dhe për ç’kapje përfundimtare nga pushtetet klanore të mëparshme”, citohet të ketë thënë kryeministri, Albin Kurti./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!