×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Fëmijët nuk zgjedhin kush i udhëheq, të sigurohemi që demokracia s’po i diskriminon

    Reporteri
    20 Nëntor 2021 | 12:00

    “Fëmijët nuk e zgjedhin vendin ku rriten e kush i udhëheq, duhet të sigurohemi që demokracia nuk po i diskriminon”.

    Kështu deklaroi këtë të shtunë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një fjalim të mbajtur me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, organizuar nga UNICEF-i.

    Ai theksoi se fëmijëve duhet t’u ofrohet mundësi që të rriten në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm.

    Angazhimi i të gjithëve për t’u ofruar fëmijëve mundësi të barabarta, për Kurtin duhet të jetë prioritet i të gjithëve.

    “Fëmijët përballen me sfida në gjithë botën. Është e domosdoshme që të drejtat e tyre të jenë prioritet. Është me rëndësi të marrim parasysh atë që ata kanë nevojë”.

    “Të rriturit nuk dëgjojnë gjithmonë fëmijët. Qeveria kërkon të sjell ndryshime thelbësore. Fëmijët janë qytetarët e ardhshëm të demokracisë. Ne duhet t’i mbrojmë ata”, u shpreh shefi i qeverisë, raporton Ekonomia Online.

    Që prej dhjetorit të vitit 1954, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka rekomanduar të gjitha shtetet të kenë një ditë të institucionalizuar si Dita Universale e të Drejtave të Fëmijëve.

    Qëllimi i kësaj dite është respektimi si një ditë e vëllazërisë dhe mirëkuptimit mes fëmijëve në të gjithë botën.

    20 nëntori është shënuar në kalendar si “Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve”. Përcaktimi i kësaj dite ka marrë shkas nga Konventa për të drejtat e fëmijëve, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 20 Nëntor 1989.

    Gjithashtu kjo ditë ka për qëllim të jetë ditë aktivitetesh për të promovuar idealet dhe objektivat e Kartës për të Drejtat e Fëmijëve si dhe mirëqenien e fëmijëve të botës.

    Data 20 nëntor, përkon me ditën e miratimit të Deklaratës për të Drejtat e Fëmijëve në vitin 1959, si dhe miratimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve në vitin 1989.

    Sipas Konventës, e cila është marrëveshja më e ratifikuar në të gjithë botën, për të drejtat e njeriut, përfshin të drejtën e jetës, të drejtën e shëndetit, edukimit dhe për të luajtur. Gjithashtu të drejtat për të pasur një familje, për t’u mbrojtur nga dhuna dhe diskriminimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!