×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti flet në sheshin “Skenderbeu”, përmend Vjosa Osmanin

    Reporteri
    07 Tetor 2019 | 0:43

    Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, në një fjalim në sheshin “Skenderbeu” pasi që rezultatet preleminare të KQZ-së partinë e tij e shpallën fitore i është drejtuar qytetarëve.


    Ai ka thënë se VV tani është më e forte se kurrë për vështirësitë që mund ta presin.
    “Premtimet tona do t’i përmbushim, zotimet tona do t’i përmbushim, sepse do t’iu shërbejmë juve”, ka deklaruar Kurti.

    Ai ka shtuar se hajant do të luftohen, hetohen dhe gjykohen kudo që janë.

    Kurti ka thënë se edhe kritikuesit veç sa e kanë forcuar.

    “Ata që na kanë kritikuar, sulmuar e akuzuar veç na kanë kalitur për këtë fitore të madhe”, ka thënë ai.

    Kurti ka falënderuar të gjithë kundërkandidatër për kryeministër siç ka thënë për konstruktivitet, në veçanti Vjosa Osmanin.

    Ajo ka inspiruar shumë vajza e gra, prandaj ka deklaruar se me Vjosën do të bashkëpunoi edhe në të ardhmen.

    Kurti ka thënë se me do të punoj ngushtë me faktorët ndërkombëtarët, SHBA-të, NATO-n, Gjermaninë e shtetet tjera që kanë mbështetur Kosovën.

    “Pra do të jem partner me partnerët dhe aleat me aleatët sepse shteti jonë ka nevojë për përkrahje dhe për ndihmë”, ka deklaruar Kurti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!