×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti flet për Edi Ramën: Kemi mospajtime, por raportet s’i kemi të përkeqësuara

    Reporteri
    30 Mars 2023 | 22:48
    Albin Kurti dhe Edi Rama

    Kryeministri Albin Kurti i ka komentuar raportet e tij me homologun nga Shqipëria, Edi Rama.

    Ndonëse tha se ndonjëherë ka mospajtime mes tyre, raportet s’kanë qenë asnjëherë të përkeqësuara, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kurti tha se e kanë detyrë e obligim që të bashkëpunojnë mes vete, në të mirë të interesave të qytetarëve.

    “Nuk ka qenë asnjëherë i përkeqësuar, por ne i kemi dallimet e kemi edhe mospajtim. Jemi dy kryeministra që nuk e kemi jo luksin, por as të drejtën të mos bashkëpunojmë. Kushdo që është kryeministër në Shqipëri, kryeministri i Kosovës e ka për detyrë të komunikojë e bashkëpunojë për kundër dallimeve, sepse edhe interesat e qytetarëve tanë dhe kombit mbarë në përgjithësi na kërkojnë një detyrë e një përgjegjësi të tillë”, tha Kurti në Klan Kosova.

    Kujtojmë se javën e kaluar, kryeministri Kurti ishte për vizitë në Shqipëri, ku përpos Edi Ramës, takoi edhe presidentin Bajram Begaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!