×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Hoti është i dobët, do të jetë kryeministër i kontrolluar nga Thaçi

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 20:37

    Kryeministri në largim, Albin Kurti ka thënë se i mandatuari i LDK-së për kryeministër,   Avdullah Hoti është i dobët.


    Kurti këtë e ka thënë bazuar në votat që Hoti ka marrë në zgjedhjet e 6 tetorit.

    Ai ka thënë se presidenti Thaçi po e dëshiron në krye të qeverisë së re një kryeministër të dobët.

    Sipas Kurtit, përmes Hotit, Thaçi do ti çojë përpara përpjekjet e tij për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, shkruan Reporteri.

    “Presidenti aktual do kryeministër të dobët, do të jetë më shumë se president dhe i nevojitet një kryeministër që ia aprovon përpjekjen për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në mënyrë që edhe të mund të shkaktojë incidente. Ai nuk e ka as çerekun e votave në 6 tetotorit krahasuar me 8 qershorin e viti 2017. Nuk është as ndër 10 më të votuarit”, u shpreh Kurti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!