Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili nuk është zgjedhur deputet shkaku i pengesave ligjore, tani ka hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës, për të marr mandatin e kryeministrit të vendit.
Pas konstituimit të Kuvendit, legjislatura e re, pas pak voton qeverinë e vendit, me në krye Albin Kurtin.
Kurti dhe Osmani, liderë të listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit, ku arritën të marrin mbi 50% të mbështetjes qytetare, kanë hyrë në seancë.
Kurti sot pritet të marr votat e deputetëve për të filluar mandatin e qeverisë së tij. Ndërsa Osmani do të duhet të pres edhe ca ditë për t’u zgjedhur presidente. Por, për dallim nga Kurti, për të cilin duhen vetëm 61 vota, Osmanit do t’i duhen 80 vota, gjë që e bën më problematike zgjedhjen e saj në postin e të parit të vendit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.