×
  • Lajme
  • Lajme / Monetizimi

    Kurti i kërkon Facebook-ut t’ua mundësojë përdoruesve në Kosovë përfitimet financiare

    Reporteri
    18 Janar 2024 | 18:48

    Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga rrjeti social Facebook që të heqë kufizimet që vlejnë për përdoruesit në Kosovë.

    Kurti ka kërkuar  nga Facebook  t’ua mundësojë përdoruesve në Kosovë përfitimet financiare, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në një takim që ka pasur me Monika Bickert, zëvendëspresidenten për Politika të Përmbajtjes në Meta, që është kompania amë e Facebookut, Instagramit e WhatsAppit, Kurti e ka ftuar Bickertin të konsiderojë mundësitë e bashkëpunimit me Kosovën.

    “Ndër çështjet kryesore që u diskutua në takim ishte zgjerimi i mundësive të monetizimit në Facebook për Kosovën. Aktualisht, vendi ynë përballet me kufizime për të shfrytëzuar shumicën e veçorive të monetizimit në Facebook. Hyrja e monetizimit në Kosovë mund të liberalizojë ndjeshëm tregun, duke krijuar mundësi të konsiderueshme për krijuesit lokalë për të përfituar përmes platformës së Facebook-ut”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

    Sipas njoftimit, Kurti e ka njoftuar Bickertin edhe për politikat dhe tregun e punës dhe shërbimet që karakterizojnë Kosovën si dhe për potencialin në teknologji.

    Ai e ka ftuar Bickertin ta vizitojë Kosovën.

    Njoftimi i plotë:

    Takimet në ditën e tretë në Forumin Ekonomik Botëror, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i vazhdoi me Monika Bickert, Zëvendëspresidenten për Politika të Përmbajtjes në Meta, kompaninë amë të Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

    Kryeministri Kurti e njoftoi Znj. Bickert me veçoritë e politikave dhe tregut të punës e shërbimeve që e karakterizojnë Kosovën, vëmendjen e Qeverisë ndaj agjendës së saj digjitale dhe potencialin që vendi ynë ka në fushën e teknologjisë.

    Ai e ftoi atë që ta vizitojë Kosovën për të konsideruar mundësitë e bashkëpunimit dhe për të marrë pjesë në ngjarjet që planifikohen të organizohen në Prishtinë në fushën e teknologjisë.

    Ndër çështjet kryesore që u diskutua në takim ishte zgjerimi i mundësive të monetizimit në Facebook për Kosovën. Aktualisht, vendi ynë përballet me kufizime për të shfrytëzuar shumicën e veçorive të monetizimit në Facebook. Hyrja e monetizimit në Kosovë mund të liberalizojë ndjeshëm tregun, duke krijuar mundësi të konsiderueshme për krijuesit lokalë për të përfituar përmes platformës së Facebook-ut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!