Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për takimin me përfaqësuesin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Në një komunikatë për media thuhet se Kurti theksoi rëndësinë që marrëveshjet e arritura në Procesin e Berlinit të zbatohen plotësisht, përfshirë edhe marrëveshjen për lëvizjen e lirë me ID kartela mes Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës.
“Përgatitjet për samitin e këtij viti në Procesin e Berlinit që shënon 10 vjetorin e tij, bashkëpunimi rajonal dhe çështjet rajonale e evropiane ishin tema të bisedës.
“Kryeministri e falënderoi Sarrazinin për angazhimin dhe rolin e Gjermanisë në thellimin e bashkëpunimit rajonal mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si palë të barabarta”, thuhet në komunikatë.
“Në takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale në vend dhe rajon si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë në adresimin e përbashkët të tyre”.
Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, gjatë ditës është takuar me përfaqsues të Listës Serbe.
Në një bashkëbisedim me gazetarë, Sarrazin tha se nga takimi me Listën Serbe nuk doli me ndonjë ide të qartë se si kjo parti mund të tërhiqet nga vendimi për ta bojkotuar votimin për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri të vendit, më datën 21 prill.
Sarrazin: Lista Serbe s’më dha ide kompromisi për bojkotin e 21 prillit
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.