×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i krahason produktet që prodhohen në Kosovë me ato të Bashkimit Evropian

    Reporteri
    19 Maj 2020 | 12:12

    Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka kanë vizituar kompaninë “Proton Cable”.


    Kurti nga Prizreni theksoi se “Proton Cable” është shembull i prodhimtarisë cilësore e që krahasohet me prodhimet që vijnë nga Bashkimi Evropian.

    “Sot bashkë me kryetarin e Prizrenit dhe me zv.ministrin e Financave dhe Transfereve Ilir Aliun vizituam kompaninë ‘Proton Cable’ me pronarin Fatos Didën, i cili bën prodhimin e telit të bakrit”.“Ky tel ka diametrin çerek milimetri prodhohet në këtë fabrikë dhe shndërrohen në izolim në një tel të bakrit që e ka prerjen tërthore me sipërfaqe 2.5 mm katror”.“Krinolati si lëndë e parë që përpunohet në këtë fabrikë nuk ngecë asgjë prodhimeve të njëjta të BE-së. ‘Proton Cable’ është shembull i prodhimtarisë cilësore e vendore”, u shpreh ai, raporton EO.

    Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, kryeministri në detyrë ka marr pjesë në inaugurimin e Parkut për Inovacion dhe Trajnim në Prizren, nga ku tha se ky është hedhur një hap i madh në transformimin e ekonomisë e shoqërisë duke u orientuar në teknologjinë informative.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!