Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot në mbrëmje mbledhjen e 122-të të saj, mbledhje kjo e cila u mbajt në mënyrë elektronike.
Në këtë mbledhje, kryeministri Kurti me ministrat e tij kanë miratuar dy vendime, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
I pari ka të bëjë me vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023, ku me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, në këtë program është përfshirë edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L- 193 mbi Ndarjet Buxhetore për këtë vit.
Ndërsa i dyti me vendimin për aprovimin e Programit për Reforma në Ekonomi përgjatë periudhës 2023-2025.
Nga ana tjetër, Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se nesër qeveria do ta bëjë publike edhe koeficientin e pagave, që është mbajtur “sekret” deri tash.
Ligji për Pagat, i cili është dekretuar në fillim të muajit janar nga Presidentja Vjosa Osmani, pritet të hyjë në fuqi po nesër, më 1 shkurt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.