×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i përgjigjet letrës së Thaçit, insiston për zgjedhje

    Reporteri
    17 Prill 2020 | 11:58

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur letrës së fundit të presidentit Thaçi, ku ai edhe një herë theksonte se është në pritje të përgjigjes së tij, siç kishte premtuar në takimin e tyre konsultativ lidhur me mandatarin e ri për formimin e Qeverisë.


    Kurti në letrën e tij edhe një herë ka theksuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, e të cilat nuk mund të mbahen në gjendjen në të cilën ndodhet vendi, shkruan Reporteri.net.

    Kurti ndër të tjera e ka akuzuar Thaçin se po aplikon standarde të dyfishta dhe ka kërkuar sqarime nga ai se mbi cilën bazën juridike po vepron në kërkesën për madatarin e ri.

    “Do te jem ne pritje te sqarimit tuaj, me shpresën se do te përdorni standardin e njejte qe po pritni”, shkruan Kurti në fund të letrës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!