×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i uron mirëseardhje kancelarit të ri gjerman Scholz, falënderon ish-kancelaren Merkel

    Reporteri
    08 Dhjetor 2021 | 14:43

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar kancelaren Angela Merkel për lidershipin e saj pas përfundimit të mandatit në postin e kancelares.

    Ai në të njëjtën kohë i ka uruar mirëseardhje kancelarit të ri gjerman me të cilin pret që të promovojë demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

    “Sot i themi lamtumirë dhe faleminderit Kancelares Merkel për udhëheqjen e saj në Evropë dhe Botë. Dhe një mirëseardhje të përzemërt për kancelarin e ri, një socialdemokrat me të cilin pres ta promovojë demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Urime Kancelar Olas Scholz”, ka shkruar Kurti.

    Kuvendi i Gjermanisë e votoi të mërkurën socialdemokratin Olaf Scholz për kancelar të nëntë të vendit në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, duke shënuar një epokë të re për shtetin me popullsinë më të madhe në BE pas pushtetit 16-vjeçar të zonjës Merkel.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!