Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se përveç mbulimit të shpenzimeve të policës së sigurimit për automjete me vlefshmëri për një muaj, javën e ardhshme do të hapin edhe një dritare garantuese kreditore për mërgimtarët.
Ai thotë se përmes saj do të garantojnë huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të kthehen e të investojnë në vendlindjen e tyre, në Republikën e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Postimi i kryeministrit:
Përpos mbulimit të shpenzimeve të policës së sigurimit për automjete me vlefshmëri për një muaj, pakoja jonë mirëseardhëse për bashkatdhetarët tanë këtë vit përfshin edhe një dritare garantuese kreditore, të cilën do ta hapim javën që po vjen.
Përmes saj do të garantojmë huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të kthehen e të investojnë në vendlindjen e tyre, në republikën tonë.
Këtë po e bëjmë me bindjen e plotë që potenciali i rritjes së vendit tonë dhe fuqia investuese e mërgatës sonë duhet të ecin krah për krah.
Mirë se vini!