×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti konfirmon blerjen e vilës 7.4 milionë dollarëshe në Londër, tregon dhe arsyen

    Reporteri
    11 Prill 2023 | 13:37

    Kosova ka blerë tashmë vilën e komedianit Spike Milligan në vlerë prej 7.4 milionë euro për të zhvendosur aty ambasadën në Londër, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti në Twitter ka publikuar dy fotografi të kësaj vile, ndërsa ka thënë se ndjehet i emocionuar që tani ambasada e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar ka një adresë të re.

    Tutje në postimin e tij, Kurti ka thënë se Kosova është e nderuar me lokacionin e kësaj vile, pasi synohet që të forcohen edhe më tej lidhjet mes dy vendeve.

    “I emocionuar të ndaj që ambasada Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar ka një adresë të re dhe së shpejti do të zhvendoset në Hyde Park në një shtëpi që i përkiste komedianit të ndjerë Spike Milligan. Ne jemi të nderuar nga historia kulturore që mban lokacioni dhe synojmë të forcojmë më tej lidhjet tona me Mbretërëinë e Bashkuar“, ka shkruar Kurti./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!