×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti kontakton Luginën, pyet si mund t’i ndihmojë kundër pandemisë

    Reporteri
    22 Prill 2020 | 15:42

    Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Ragmi Mustafa, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.


    Mustafa ka thënë se Kurti është interesuar se si mund t’i ndihmojë shqiptarët e Luginës së Preshevës sa i përket pandemisë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i Mustafës:

    Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.

    Me këtë rast kryetari i Qeverisë në detyrë u interesua për modalitetet administrative dhe teknike për të ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës me rastin e pandemisë Covid-19.

    Ndihma institucionale e Republikës së Kosovës dhe e Republikës së Shqipërisë është jo vetëm e nevojshme, por e domosdoshme, në drejtim të institucionalizimit të mbështetjes së vazhdueshme politike, administrative e buxhetore, të realizimit të të drejtave kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në përputhje me kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe në bashkërendim me Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10221130468027110&set=a.3761299186817&type=3

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!