×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti kujton të rënët për liri në Gjakovë

    Reporteri
    10 Maj 2021 | 12:01

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar të rënët për liri në Gjakovë. Kurti ka treguar shifrat e dëshmorëve dhe martirëve të rënë në luftën e fundit.


    Postimi i plotë i kryeministrit Kurti: 

    Përgjatë tre ditëve sa zgjatën luftimet në Betejën e Çabratit ranë 22 dëshmorë të UÇK-së, kurse nga data 7 deri më 11 maj 1999 u vranë 107 civilë nga forcat serbe.

    Në komunën e Gjakovës në luftën e fundit janë vrarë gjithsej 1022 civilë të paarmatosur gjersa janë 361 dëshmorë të UÇK-së nga luftimet e drejtpërdrejta edhe brenda në qytet.

    22 vjet më pas i kujtojmë me ndjenjën e dhimbjes, pikëllimit e krenarisë por edhe të obligimit për vendin e popullin tonë që ata e deshën aq shumë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!