×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti kujton vendimin e GJND-së për Pavarësinë e Kosovës: Dialogu është për statusin e marrëdhënieve mes dy shteteve

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 10:46

    Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar 11 vjetorin e vendimit të GJND-së për pavarësinë e Kosovës.


    Kurti tha se pas vendimit të GJND-së, OKB-ja ka miratuar rezolutën që thërret për dialog mes Kosovës dhe Serbisë i cili në Bruksel zhvillohet për statusin e marrëdhënieve të dy shteteve.

    “Sot mbushen 11 vjet kur GJND-ja vulosi legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës. Pas më pak se dy muaj, OKB miratoi një rezolutë që thërret për një dialog për paqe dhe progres mes Kosovës dhe Serbisë. Dialogu në Bruksel është për statusin e marrëdhënieve mes dy shteteve”, shkroi Kurti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!