×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti kundërshtoi krijimin e Asociacionit, BE-ja e quan deklaratë të dëmshme

    Reporteri
    25 Mars 2021 | 16:39

    Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat që e dëmtojnë përparimin e suksesshëm të dialogut.


    Kjo thirrje vjen si reagim lidhur me deklaratat e Kurtit për se dialogu duhet të bazohet në disa parime, në mesin e të cilave është njohja e pavarësisë së Kosovës dhe lidhur me deklaratën e kryeministrit të ri të Kosovës se s’do të ketë Asociacion të komunave me shumicë serbe.

    “BE-ja gjithmonë u ka bërë thirrje palëve që të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat e dëmshme për atmosferën e favorshme për përparimin e suksesshëm në dialog dhe normalizimin e marrëdhënieve”, tha një zëdhënës i Bashkimit Evropian për mediumin serb në Kosovë “Kosovo Online”.

    Të hënën, para seancës ku u zgjodh kryeministër i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në një diskutim për dialogun, të organizuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur për ta parë prespektivën e Qeverisë së re lidhur me këtë çështje. Aty, kreu i Qeverisë tha se s’mund të ketë as Asociacion të komunave me shumicë serbe, të cilin Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Kosovës që ta themelojë sa më shpejt.

    “Neni 44 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës garanton lirinë e asocimit, prandaj besoj që nuk ka nevojë të negociohet për diçka që ne e kemi të garantuar me Kushtetutë. Kapitulli i dytë i Kushtetutës normon të drejtat dhe liritë themelore. Në anën tjetër, nuk mund të kemi Asociacion njëetnik- e thotë edhe Gjykata Kushtetuese. Mund të ketë Asociacion të komunave të bjeshkës së Rugovës, maleve të Sharrit, etj., por jo njëetnik”, ka thënë Kurti në këtë tryezë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!