Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka folur për rritjen enorme të inflacionit në Kosovë, ka thënë se kur njerëzit kanë shpresë, ata shpenzojnë më shumë e kursejnë më pak.
Këtë deklaratë, Kurti e bëri në takimin me ministrin e jashtëm polak, njëherësh kryesuesin e OSBE-së, Zbigniew Rau, të premten, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas tij, kur qytetarët e Kosovës e shohin se Qeveria është e pakorruptuar, ata janë më se të gatshëm t’i paguajnë taksat.
“Kur njerëzit kanë shpresë atëherë shpenzojnë më shumë sesa kursejnë, dhe kur shohin se nuk ka korrupsion në qeveri kanë më shumë gatishmëri që të paguajnë taksat, tha ai, gjersa si arsye të qëndrueshme për investime në Kosovë përmendi pozitën e favorshme gjeografike, popullatën e re, kreative dhe të talentuar, njohjen e mirë të gjuhës angleze, shtrirjen e gjerë të rrjetit të internetit e politikën stabile fiskale”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Kujtojmë se, ditëve të fundit, Kosova po përballet me rritje të madhe të çmimeve derisa, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në krahasim me qershorin e kaluar, inflacioni është rritur në 14.1 përqind këtë vit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.