×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti lavdëron Policinë e Kosovës: Është më profesionalja në Ballkanin Perëndimor

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 23:20
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në intervistë për NBC News.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kriza në veri u shkaktua nga ekstremistë të dhunshëm të orkestruar nga Beogradi, dhe se Policia e Kosovës nuk ka nxitur tensione.

    I pyetur nga gazetari i NBC News, Chuck Todd, nëse forcat policore të Kosovës kanë përdorur dhunë, Kurti tha se për këtë nuk ka dëshmi, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Sipas kryeministrit Kurti, Policia e Kosovës është më profesionalja në rajon.

    “Nuk ka asnjë dëshmi se policia e Kosovës është sjellë në mënyrë të papërshtatshme. Policia e Kosovës është policia më profesionale në Ballkanin Perëndimor. Ai u trajnua për mbi 20 vjet nga SHBA, nga vendet evropiane dhe nga mbretëria e bashkuar. Nga ana tjetër kemi këto turma. Nuk bëhet fjalë për serbët, por për disa turma të orkestruara serbe që janë atje për të destabilizuar Kosovën”, deklaroi Kurti në një intervistë për NBC News.

    Tutje, Kurti po ashtu tha se Beogradi po përkrahet nga Rusia dhe Kina, pasi sipas tij, Rusia nuk do që Kosova të ketë sukses si shtet.

    Ai tha se perëndimi po mundohet ta qetësojë presidentin Vuçiq pasi kanë frikë se do ta destabilizojë jo vetëm Kosovën por edhe rajonin.

    “Ajo që kemi bërë është detyra jonë. Por mesa duket ka pasur shumë shqetësime se presidenti i Serbisë mund të destabilizojë jo vetëm Kosovën por edhe rajonin”.

    “Serbia ka mbështetjen e drejtpërdrejtë ose të tërthortë të të gjitha regjimeve autoritare”, deklaroi kryeministri Kurti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!